LËNGËT mb.

  • 1. Që është në gjendje të ujshme, që është lëng. Trup i lëngët. Ajër (gaz) i lëngët. Gjendje e lëngët.
  • 2. Që ka ujë me tepri, i lëngshëm. Gjellë e lëngët.
  • 3. gjuh. Që është i zëshëm dhe pas një bashkëtingëlloreje të shurdhët shqiptohet lehtë (për bashkëtingëlloret l, ll, r, rr). Bashkëtingëlloret e lëngëta.