LABOT m. bot.

  • Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të gjatë, me gjethe të gjelbra të errëta a të çelëta në të verdhë, të ngjashme me ato të spinaqit, që mbin nëpër toka të punuara ose mbillet dhe përdoret si ushqim. Labot i egër. Labot i butë. Dollma me fletë laboti. Farat e labotit. Lakror me labot.
  • U bë labot
  • a) u zverdh në fytyrë, u bë si i vdekur;
  • b) u dobësua shumë, u tret.