LATURIS kal. bised.

  • 1. Fëlliq a përlyej shumë diçka, e bëj me bojë, me baltë etj. a me njolla të ndryshme në shumë vende. E laturisi fletoren (librin) me bojë. I ka laturisur duart (rrobat, këpucët) me baltë. I laturisën muret.
  • 2. I lyej tepër e jo hijshëm buzët, fytyrën etj. me të kuq (për gratë). I paska laturisur buzët (faqet).