LEDHATAR mb.

  • 1. Përkëdhelës, miklues, ledhatues. Njeri ledhatar. Me fjalë ledhatare. Me zë ledhatar. Buzëqeshje ledhatare.
  • 2. Që e përkëdhelin më shumë se të tjerët, që e duan dhe e ledhatojnë shumë; që është më i përkëdheluri (kryesisht për fëmijët); që përkëdhelet e llastohet përpara të tjerëve, që ka shumë ledha. Fëmijë ledhatar. Vajzë ledhatare.
  • 3. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit (për njerëzit).