LEROSEM vetv.

  • 1. Bëhem me baltë, ndotem me lerë, përbaltem; ndyhem a fëlliqem me diçka, zhyhem. U lerosën derrat (buallicat) në llucë. U leros me baltë. U leros me gjellë (me domate, me vaj). Leroset si fëmijët.
  • 2. Zë lerë, bëhem me zhul, fëlliqem (nga të palarët etj.). U leros jaka. U lerosën çorapet. I është lerosur koka.
  • 3. fig. Bëhem me një njollë të keqe, njollosem keqas, fëlliqem, turpërohem. U leros keq.
  • 4. vet. veta III. Rrëshqet, shembet, fundoset (për tokën). U leros toka.
  • 5. Pës. e LEROS.