LIGJËRIM I m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve LIGJËROJ I, LIGJËROHEM I.
  • 2. gjuh. Gjuha e gjallë kur e flasim a e shkruajmë, gjuha në çastin e përdorimit të saj nga njerëzit. Gjuha dhe ligjërimi. Stili i ligjërimit.
  • 3. gjuh. Variant i gjuhës me disa veçori dalluese, që përcaktohen nga rrethanat në të cilat bëhet kumtimi dhe nga qëllimi i kumtimit; stil i gjuhës; mënyrë të foluri; mënyra e shqiptimit në të folur. Ligjërimi letrar ligjërim i normëzuar që përdoret nga njerëzit e shkolluar, gjuhë letrare. Ligjërimi bisedor. Ligjërimi libror. Ligjërimi poetik. Ligjërimi i thjeshtë. Ligjërimi dialektor. Ligjërim tregimtar. Ligjërim i plotë (i lirë). Ligjërim i hollë (i trashë).
  • 4. E folme; gjuhë. Ligjërimi i krahinës (i fshatit). Ligjërimet shqiptare të Atikës (të Italisë).
  • 5. Kuvend, bisedë. U mblodhën në ligjërim.
  • 6. fig. Zëri i disa zogjve që këndojnë ose cicërojnë bukur, kënga e zogjve; shushurimë a fëshfërimë e ëmbël që të ngjall kënaqësi. Ligjërimi i bilbilit. Dëgjohej ligjërimi i lumit (i drurëve, i pyllit).


LIGJËRIM II m.

  • Ligjësim. Ligjërimi i një vendimi. U paraqit për ligjërim.


LIGJËRIM III m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve LIGJËROJ III, LIGJËROHEM II.
  • 2. Vajtim i një të vdekuri me ligje, ligje. E qanë me ligjërime.