llap
LLAP kal.
- 1. Pi ose ha shpejt e shpejt diçka të qullët, duke e marrë me gjuhë (zakonisht për qentë e për macet). Llap hirrën. E llapi qumështin (gjellën).
- 2. vet. veta III. E lëpin me gjuhë (për kafshët). Bushtra llapte këlyshët. Lopa po llap viçin.
- 3. shih LLUP I. Ai llap çdo gjë.
- 4. jokal. fig. Flas shumë e kot, llomotit; flas pa përgjegjësi, them gjëra që s'duhen thënë, flas të pjekura e të papjekura. Llap shumë (kot). Llapte poshtë e lart.