LLAPË f.

  • 1. bised. Gjuhë, pjesa e lëvizshme e gjuhës (edhe keq.). Llapa e qenit (e ariut). Kafshoj llapën. Fute brenda (në gojë) atë llapë!
  • 2. Pjesa e jashtme e veshit. Llapa e veshit.
  • 3. Copë prej lëkure a prej rrobe në trajtë të gjuhës që përdoret për të mbuluar diçka; copë e zgjatur, që varet në petkat. Llapa e topit. Llapa e këpucës. Llapat e xhokës. Llapat e kapelës veshëzat. Këpucë me llapa. Qep llapën. I vareshin llapat.
  • 4. Pjesa e gjerë e gjethes pa bishtin; bised. Fleta e bimëve. Llapa e gjethes. Llapat e pemëve.
  • 5. Pjesë e diçkaje, që vjen e zgjatur si gjuhë. Llapa e kazmës. Llapa e bombës. Një llapë qepe. Llapa e pipëzës. Llapa e parmendës veshëza, llapari.
  • 6. Dele a dhi me veshë të mëdhenj e të varur.
  • I doli llapa u lodh shumë nga diçka; vuajti shumë. Ka llapë ka shumë fjalë, flet shumë, ka gojë. E ka llapën (gjuhën) të gjatë (të madhe) shih te GJATË (i, e). E ka llapen (gjuhën, gojën) të keqe. shih te KEQ (i), ~E (e). E ka lëshuar llapën (gojën gjuhën) shih te LËSHOJ.