LLOGARIS kal.

  • 1. Numëroj a njehsoj diçka, bëj veprime me numra për të nxjerrë sa kushton diçka ose sa kam për të marrë a për të dhënë, për të gjetur sasinë e diçkaje etj.; bëj llogari. Llogarit me gishta (me numëratore, me shkopinj). E llogariti me laps në dorë. Llogarit me përpikëri (me hollësi). Llogaritën të ardhurat (shpenzimet).
  • 2. E kam parasysh, e përfill; e çmoj, e vlerësoj; e vë në hesap. Më llogaritni edhe mua! Duhen llogaritur të gjithë pjesëtarët e familjes. S'e llogarit fare atë. E llogaritim mirë djersën e punëtorit (e fshatarit).
  • 3. fig. Zbërthej e peshoj me mend diçka, mendoj të bëj diçka; bëj veprime me mend për të parashikuar si do ta zgjidh një çështje, kur dhe si do ta kryej diçka, si do të sillem a si do të veproj në disa rrethana etj.; bëj llogari. E kam llogaritur të kthehem brenda javës. S'i llogariti mirë rrethanat. E llogaritën mirë punën