llurbëtirë
LLURBËTIRË f.
- 1. Baltë e llurbët; borë e llurbët; vend me llurbë.
- 2. Llumi, llurba në fund të enës, llurbë. Llurbëtira e vajit (e verës).
- 3. Diçka e lëngshme, që është e turbullt dhe pashije. Pinte një llurbëtirë të keqe.
- 4. Ushqim i llurbët që përdoret për kafshët; gjellë e llurbët dhe jo e shijshme. Llurbëtirë kafshësh. Nuk e ha dot atë llurbëtirë.
- 5. fig. keq. Fundërria e njerëzve; diçka krejt e pavlefshme ose e dëmshme; llum. Llurbëtira e shoqërisë së vjetër.