LODH kal.

  • 1. Ia pakësoj a ia pres fuqinë dikujt, e bëj ta ndiejë veten të këputur a të dobësuar (nga një punë e rëndë, nga një udhëtim i gjatë, nga një sëmundje, nga një gjendje e rëndë shpirtërore etj.). E lodhi puna (rruga). E lodhën studimet. Ia lodhi krahët kazma. T'i lodh sytë. E lodhi kalin. E kanë lodhur ethet. Vetmia të lodh.
  • 2. E mërzit shumë dikë me llafe, me kërkesa të vazhdueshme, duke e lënë të presë gjatë etj., e bëj të humbasë durimin e qëndresën. E lodhi me pyetje. I lodhi dëgjuesit. Na lodhi veshët me llafe. Mjaft, se na lodhe!
  • 3. fig. E vë në punë, e bëj të punojë mirë e me të gjitha forcat, e mundoj. E lodhi mendjen, po s'e gjeti. Lodhe ca kokën (trurin)! Shumë e lodhi gojën foli shumë. Lodhi këmbët! ec më shpejt!, jepu këmbëve!
  • Nuk i lodh këmbët dikush përton të shkojë diku; nuk ka dëshirë të shkojë diku.