Shqip redaktoni

Emër redaktoni

lule f.

  1. bot. Organi i riprodhimit të bimëve, që përbëhet nga bishti, kupa, kurora, thekët e pistili dhe që lidh kokrrën e formon farën; pjesë e bimëve që përmban organet e riprodhimit të tyre dhe që zakonisht ka petla me ngjyra. Lule mashkullore (femërore). Lule njëseksore (dyseksore). Lulet e bathës (e fasules, e duhanit, e patates). Lule kungulli (trangulli). Lule dardhe (kumbulle, molle, qershie, shege, arre). Bishti i lules. Petlat e lules. Shtrati i lules. Ka çelur shumë lule. I ka lëshuar shpejt lulet. I rrëzoi era lulet. Nuk lidhin të gjitha lulet. fj. u.
  2. Bimë me organ të tillë riprodhimi, me ngjyra të ndryshme e zakonisht me erë të mirë, që rritet vetë në natyrë a mbillet për bukuri e për erë. Lule të egra (të buta). Lule të kuqe (të verdha, të kaltra, shumëngjyrëshe). Lule artificiale. Lule fushe (livadhesh, pylli, kënete, uji, kopshti, dhome). Lule me erë të mirë (pa erë). Dyqani i luleve. Mbajtëse (vazo) lulesh. Një tufë lule. Kurorë me lule. Mbjell (rrit) lule. Ujit lulet. Mbledh lule. U merr erë luleve.
  3. zakon. Zbukurime në trajtë bimësh, zakonisht me ngjyra të ndryshme, të vizatuara në pëlhurë, në mushama etj. ose të gdhendura në gur, në dru, në metal etj.; zbukurime të ndryshme të qëndisura në petk. Rroba me lule. Basmë (fustan) me lule. Mur (tavan) me lule. Tepsi me lule. Me lajle e me lule.
  4. Njollë me ngjyrë të ndryshme në trup të kafshëve, balë. Lopë me lule në ballë.
  5. kryes. bised. Tufë thinjash në flokë; thinja. Lulet e bardha. I kanë dalë lulet në kokë. Është mbushur me lule.
  6. vet. nj. Mesi i ballit; shenja e bulave të gishtave; bebja e syrit. Në lule të ballit. Lulja e dorës. Lulja e syrit. Ia dha mu në lule.
  7. fig. Më i miri, më trimi a më i bukuri i të gjithëve; pjesa më e mirë a më e zgjedhur e diçkaje, ajka; koha më e bukur, pjesa më e mirë e një periudhe. Lulja e fshatit. Lulja e vajzave të krahinës. Lulja e nusërisë më e mira ndërmjet nuseve. Lulja e fisit.
  8. vet. euf. Të përmuajshmet e grave, zakonet, gjakrat. Ishte me lulet.
  9. vet. euf. Organet seksuale të mashkullit; herdhet. Lulet e dashit. E goditi në lule.
  • U bë lule
  • a) u bë shumë mirë nga gjendja a nga shëndeti, u rregullua si jo më mirë;
  • b) u shtrua, u bë i sjellshëm, i bindur, i arsyeshëm etj. E bëri lule (nuse, usta, çeço) shih të BËJ. I hedh lule dikujt shih te HEDH. Është lule
  • a) është shumë mirë nga gjendja a nga shëndeti dikush në krahasim me një tjetër, s'ka pse qahet;
  • b) është mirë (një gjendje a diçka). Kopsht (bahçe) me lule shih te KOPSHT,~I. E priti me lule dikë e priti me të gjitha nderimet, e priti shumë mirë. Ia shtroi me lule ia bëri fushë me lule. Ia bëri fushë (shesh) me lule diçka shih te FUSH/Ë, ~A. I vuri lulen (shtëpisë etj.) shih te VË. U bë lule kungulli shih te KUNGULL,~I. Bredh (shkon, shëtit) lule më lule dikush keq. është tepër i dhënë pas vajzave dhe nuk ka dashuri të qëndrueshme. Ka ngrënë lule thane shih te HA. Ia qëndisi në lule të ballit e qëlloi me armë për vdekje. Me një lule (me një dallëndyshe) s'vjen pranvera (behari) fj. u. nuk mjafton vetëm një njeri a një send për të bërë një punë të madhe, për t'ia arritur së mirës. E diela e luleve (e dafinave, e larit) fet., vjet. shih te DAFIN/Ë,~A. Dita e luleve vjet. dita e fejesës. Lulja e fytit anat. molla e fytit, fikthi. Lulja e mirë mjek. veter. euf. plasja.

Në gjuhët tjera redaktoni


LULE AKULLI bot.

  • Bimë barishtore zbukuruese me gjethe të tulta e të veshura me një cipë të bardhë dhe me lule të ashpra që nuk fishken.


LULE ALLE bot.

  • Bimë barishtore zbukuruese, me gjethe të gjata, të dhëmbëzuara e të tulta dhe me lule në ngjyrë të kuqe të ndezur, që rritet nëpër kopshte dhe i lëshon lehtë farat përtokë.


LULE ARGJENDI bot.

  • Bimë zbukuruese me gjethe si të portokallit, që bën një lule të vogël të bardhë me pesë petla e pa erë.


LULE ARUSHE bot.

  • Dorëzonjë.


LULE BALSAM bot.

  • a) Bimë barishtore, me gjethe të holla dhe me lule të vogla ngjyrë portokalli e me erë të mirë, që përdoret në mjekësinë popullore për të mjekuar plagët; balç; lule gjaku;
  • b) Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe si heshtë dhe me lule të verdha me pesë petla, që del gjatë muajve prill-gusht nëpër vende me bar.


LULE BEHARI bot.

  • Lule vere.


LULE BLETE bot.

  • a) Bar blete, milcë;
  • b) Dorëzonjë.


LULE BORE bot.

  • Luleborë.


ULE BRESHKE bot.

  • Lulebreshkë.


LULE BRETKU bot.

  • Zhabinë.


LULE BUALLI bot.

  • Tatull.


LULE ÇALLME bot.

  • Çallmare.


LULE DELEJE bot.

  • Luledele.


LULE DERRI bot.

  • Bar derri.


LULE DIELLI bot.

  • Bimë njëvjeçare, me kërcell të gjatë e të trashë, me lule të grumbulluara në një kokë të madhe si disk e rreth e rrotull me petla të verdha, që kthehet nga drita e diellit dhe që mbushet me fara të zeza, nga të cilat nxirret vaj.


LULE DIMRI bot.

  • Bimë barishtore shumëvjeçare me gjethe të rrumbullakëta e të tulta, me lule të bardha e me erë të mirë, që rritet si bimë zbukuruese.


LULE DJATHI bot.

  • Bimë barishtore e egër, me gjethe si ato të fierit, me lule të verdha, që përdoret për të zënë qumështin djathë.


LULE DUSHKU bot.

  • Bimë barishtore e egër, me gjethe si ato të dushkut e të mbuluara me push, që qel lule të bardha.


LULE DYLLI bot.

  • a) Bimë kacavarëse, me gjethe vezake të tulta, të mbuluara me një lëndë si dyllë dhe me lule të bardha në vile, që rritet si bimë zbukuruese;
  • b) Qumështore, lulequmështore, luleradhiqe.


LULE DHENSH bot.

  • Luledele.


LULE ETHESH bot.

  • Trikë, bar ethesh.


LULE FIERI bot.

  • Bimë barishtore, me gjethe si të fierit, që rritet edhe si bimë zbukuruese.


LULE FILXHANI bot.

  • Lulefilxhan.


LULE FLORIRI bot.

  • Bimë barishtore, me gjethe të gjata anës kërcellit dhe me një boçe me lule të verdha në krye, që rritet si bimë zbukuruese.


LULE FSHESE bot.

  • Bimë barishtore, me gjethe në ngjyrë të gjelbër të errët e me lule të bardha, që rritet edhe si bimë zbukuruese dhe, kur thahet, përdoret për të bërë fshesa.


LULE GISHTI bot.

  • Luletogëz.


LULE GOMARI bot.

  • Qumështore, luleradhiqe.


LULE GJAKU bot.

  • Lule balsami, balç.


LULE GJARPRI bot.

  • Bimë barishtore zvarritëse, me gjethe të vogla, me degë të tulta dhe me lule të verdha e të kaltra, që rritet fushave e pranë gardheve.


LULE GJELI bot., krahin.

  • Lulëkuqe.


LULE GJEMBI bot.

  • Ferrë gomari, gjembaç.


LULE GJIZE bot.

  • Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të drejtë e me gjethe heshtake, që çel lule të verdha dhe rritet zakonisht nëpër ara.


LULE HASHASHI bot.

  • Hashash.


LULE KADIFEJE bot.

  • Lulekadife.


LULE KASHTE bot.

  • Bimë barishtore, me kërcell të lartë rreth një metër, me gjethe të gjata në trajtë heshte, që rritet në tokë të pastër, të lehtë e me shumë diell; lulekashtë, lulebukje.


LULE KËMBORE (KAMBANE) bot.

  • Lulekëmborë.


LULE KREHRI bot.

  • Lulekrehër.


LULE KUNGULLI bot.

  • Lulekungull.


LULE LAKRE bot.

  • Lulelakër.


LULE LEPURI bot.

  • Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të drejtë, me gjethe vezake e me bisht të gjatë, që çel lule të kaltra.


LULE LETRE bot.

  • Luleletër.


LULE MAJI bot.

  • Bimë zbukuruese, që kacavaret në mur dhe që çel në maj lule të bardha ose të verdha e me erë shumë të mirë.


LULE MBRËMJEJE bot.

  • Lule akshami.


LULE MËLLAGE bot.

  • Lulemëllagë.


LULE MËNGJESI bot.

  • Bimë zbukuruese kacavarëse, me gjethe si zemër, me lule të bardha, të kaltra ose ngjyrë vjollce dhe me njolla e me vija të ndryshme, të cilat rrinë të çelura vetëm në mëngjes ose në ditë pa diell.


LULE MIZE bot.

  • Lulemizë.


LULE MOSMËHARRO bot.

  • Lulemizë 1.


LULE MOSMËPREK (MOSPREK) bot.

  • Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe të vogla si ato të mimozës, të cilat kur i prek ulen poshtë, mblidhen e rrudhen.


LULE NGJITËSE bot.

  • Lulengjitëse.


LULE PASHKE bot.

  • Menekshe.


LULE PESHKU bot.

  • Bimë barishtore dyvjeçare, me kërcell të drejtë e të lartë deri në një metër e gjysmë, me gjethe të gjata të mbuluara me push, me lule të verdha e të grumbulluara si kalli në majë të kërcellit, e cila rritet në toka të varfra e në gurishte.


LULE PJATE bot.

  • Bimë barishtore zbukuruese, me lule të vogla në ngjyrë trëndafili e pa erë, e cila rritet e rrumbullakët si rreth.


LULE PLEPI bot.

  • Bimë barishtore rreth një pëllëmbë e lartë, me lule të verdhë, të madhe e të rrumbullakët, që i ka petlat të mbyllura si kupë.


LULE PRANVERE bot.

  • Aguliçe.


LULE PRESHI bot.

  • Lulepresh.


LULE QENI bot.

  • Kamomil.


LULE QENGJI bot.

  • Luledele.


LULE QUMËSHTORE bot.

  • Qumështore, lulequmështore, luleradhiqe.


LULE QYQEJE bot.

  • Luleqyqe.


LULE REZHDE bot.

  • Bimë barishtore, që rritet mbi një gjysmë metri dhe që çel lule të vogla ngjyrë jargavani.


LULE RRUAZE bot.

  • Lulerruazë.


LULE SABAHU bot.

  • Lule mëngjesi.


LULE SAHATI bot.

  • Bimë kacavarëse, me lule të bukura në ngjyrë të kaltër e të bardhë, që i ngjajnë orës së xhepit.


LULE SAPUNI bot.

  • Shkumëz, lulesapun.


LULE SYRI bot.

  • Bimë barishtore me kërcell të drejtë, me gjethe të rrumbullakëta si të vjollcës, që çel lule në ngjyra të ndryshme e pa erë; menekshe e egër.


LULE SHARRE bot.

  • Bimë barishtore e dendur si shkurre, me gjethe të gjata, të tulta e me dhëmbëza anash, që çel lule të mëdha të bardha, ngjyrë trëndafili ose të kuqe dhe mbillet për zbukurim; gjuhë vjehrre.


LULE SHEBOJE bot.

  • Shebojë.


LULE SHPATE bot.

  • Shpatore, luleshpatë.


LULE SHQERRE bot.

  • Luledele, luleshqerrë.


LULE SHQIPONJE bot.

  • Luleshqiponjë.


LULE TAMBLI bot.

  • Qumështore, bar tambli.


LULE THOI bot.

  • Bimë zbukuruese, me gjethe të grumbulluara, të holla e të shkurtra si hala pishe, por të buta, e cila çel lule të verdha.


LULE VATHI bot.

  • Lulevath.


LULE VEDRE bot.

  • Lulevedër.


LULE VERE bot.

  • Bimë barishtore me lule të verdha, që çel në verë.


LULE VEZE (VEJE) bot.

  • Luleve.


LULE VIZHE bot.

  • Lulevizhë.


LULE VJESHTE bot.

  • a) Bimë barishtore e helmët, me lule të bardha në vjollcë, e cila rritet në kullota me lagështi dhe çel në vjeshtë; bar plakash;
  • b) Bimë barishtore shumëvjeçare zbukurimi, me gjethe shumë të çara e të mbuluara me një push të imët, me lule të verdha, të mëdha e pa erë, të cilat çelin në vjeshtë.


LULE VRESHTI bot.

  • Dorëzonjë, lulevreshtë.


LULE YLLI bot.

  • Luleyll.


LULE ZJARRI bot.

  • Lulezjarr.


LULE ZOGU bot.

  • Gjuhënuse.


LULE ZONJE bot.

  • Lulezonjë.