MËNJANË

I. ndajf.

  • 1. Veç nga të tjerët, më vete, ndaras; në një vend veçan nga të tjerët. Rri mënjanë rri veçan, i ndarë nga të tjerët. E thirri mënjanë. I foli mënjanë. Burrat hanin mënjanë. E hoqi mënjanë e veçoi nga të tjerët.
  • 2. Nga njëra anë, nga njëri krah; në njërën anë, anash. Me shami mënjanë. Ktheu kokën mënjanë. Bëri mënjanë i liroi rrugën dikujt a diçkaje. U tërhoq mënjanë.


II. parafj.

  • 1. Përbri; anash. Mënjanë fshatit. Mënjanë shtëpisë. Mënjanë tij.
  • 2. Veçan, veç të tjerëve. Mënjanë shokëve.
  • Heq (vë) mënjanë diçka e ndaj dhe e vë diku për ta kursyer, e ruaj veçan, e vloj. E la mënjanë dikë a diçka hoqi dorë prej tij a prej saj; nuk merret më me të, nuk kujdeset më për të, e la në harresë, e braktisi. Rri mënjanë nuk përzihet me të tjerët, nuk merr pjesë në një punë me ta; rri larg një ngjarjeje, një veprimtarie etj. Tërheq mënjanë vetëm për vete ose për njerëzit e vet mendon, nuk shqetësohet për të tjerët. Ma mban kokën mënjanë shih te KOK/Ë, ~A. E vuri (e ktheu) festen (kësulën, qeleshen, kapelën, takijen) mënjanë (mbi sy) shih te SY,~RI.