MËRGIM m.

  • 1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve MËRGOJ, MËRGOHEM. Vuajtjet e mërgimit. Rruga e mërgimit. Në ditët e mërgimit.
  • 2. Vend i huaj jashtë atdheut ku është mërguar dikush, dheu i huaj. Jetoi (vdiq) në mërgim. Ikën (shkuan) në mërgim. U kthye nga mërgimi.
  • 3. drejt. Dënim që i jepet dikujt, duke e detyruar të largohet nga atdheu i vet e të vendoset në një vend të huaj përkohësisht a përgjithmonë, i ndaluar të vijë në atdhe. Mërgim i përkohshëm (i përjetshëm). E dënuan me mërgim.
  • 4. vjet. Largim; kund. afrim. Sillte mërgim.