MAGJI f.

  • 1. Tërësi veprimesh që bëhen me lëvizje të ndryshme, me sende, me shkrime etj. ose tërësi fjalësh e shprehjesh, të cilat gjoja kanë fuqi të ndikojnë mbi njerëzit e mbi dukuritë e natyrës dhe të bëjnë çudira (sipas përfytyrimeve mistike e fetare). Bënte magji. I kishte lidhur magji dikujt. E yshti me magji. U bë si me magji.
  • 2. fig. Aftësia e jashtëzakonshme që ka dikush për ta tërhequr e për ta bërë për vete dikë ose për të ndikuar mbi të; forcë tërheqëse e jashtëzakonshme e dikujt a e diçkaje; ndikim i madh, i fshehtë e i pashpjegueshëm i diçkaje. Magjia e gruas (e bukurisë, e së vërtetës). Magjia e fjalës.