MAJMËRI f.

  • 1. Të qenët i majmë (për kafshët e shpendët); shtimi në peshë i gjësë së gjallë me ushqim të mirë. Majmëria e bagëtive (e shpendëve). Shtimi (pakësimi) i majmërisë. Qendra e majmërisë. Vë në majmëri një kafshë e veçoj nga të tjerat dhe e ushqej mirë që të shtojë në peshë për një kohë sa më të shkurtër.
  • 2. Të qenët i ngjallur, të qenët shumë i shëndoshë, të pasurit shumë dhjamë në trup (për njerëzit). Vuan nga majmëria.
  • 3. Pjelloria (e tokës). Majmëria e tokës.