MAKROSË f.

  • 1. Cipa e gjelbër që zënë përsipër ujërat e ndenjura; lëmyshk që zënë sendet në vendet me lagështirë; makë, shtrap. Makrosa e ujit. Makrosa e shekes së djathit.
  • 2. anat. Cipë e mishtë si sfungjer, që mbështjell e ushqen pjellën te gruaja shtatzënë ose te femrat barrsa të gjitarëve dhe që del jashtë bashkë me të, shtrat.
  • 3. Dylli i veshit. Makrosa e veshit.