MAKSIMUM m. libr.

  • 1. kryes. nj. Sasia më e madhe ose shkalla më e lartë ndër të tjerat në një radhë të caktuar, madhësia maksimale; caku më i lartë a më i tejmë deri ku mund të arrijë diçka; gjithçka që është e mundshme; kund. minimum. Maksimumi i mundësive. Maksimumi i shpejtësisë. Maksimumi i forcave. Dha maksimumin. E shiti me maksimumin e shiti me çmimin më të lartë.
  • 2. drejt., vjet. Dënimi më i madh; kund. minimum. U dënua me maksimumin. I dhanë maksimumin.
  • 3. meteor. Zonë e shtypjes atmosferike më të lartë; kund. minimum. Maksimumet subtropikale.
  • 4. përd. ndajf. Të shumtën; shumë-shumë (me fjalë që shënojnë sasi). Kishte maksimum dyqind veta. Mund të kushtojë maksimum dy herë më shtrenjtë (më lirë).