MALARIE f. vet. nj. mjek.

  • Sëmundje e rëndë që shkaktohet nga parazitë shumë të vegjël, të cilët ia fut njeriut në gjak mushkonja anofele kur e pickon, dhe që shfaqet me ethe të forta e me të dridhura, të cilat e zënë njeriun herë pas here zakonisht në mbrëmje; ethet e kënetës. Malarie e vjetër. Mushkonja e malaries anofelja. Ethet e malaries. Paraziti i malaries. Përhapja e malaries. Zhdukja e malaries. Lufta kundër malaries. Vuante nga malaria. E zuri (e kapi) malaria.