MANDAT m.

  • 1. drejt. Fuqi e plotë që i jepet dikujt për të vepruar ose për të ushtruar një të drejtë gjatë një kohe të caktuar; dokumenti zyrtar që vërteton këtë të drejtë. Mandat parlamentar. Mandati i deputetit (i përfaqësuesit) fuqia e plotë që zgjedhësit i japin deputetit për t'i përfaqësuar në Kuvendin Popullor; dokumenti përkatës i deputetit. Komisioni i mandateve. Vërtetimi i mandatit. I hoqën mandatin. I zgjati mandatin.
  • 2. hist. E drejtë që u jepte Lidhja e Kombeve disa shteteve anëtare të saj për të administruar disa territore që iu shkëputën fuqive të mundura në Luftën I Botërore. Territore nën mandat. Sistemi i mandateve formë e kamufluar e shtypjes koloniale.