MANOVROJ jokal.

  • 1. usht. Bëj manovra në fushën e betejës.
  • 2. kal. hek., det. Vë në lëvizje një tren a një anije dhe e nxjerr në drejtimin e duhur, duke e drejtuar me mjeshtëri; lëviz e përdor një mjet me shkathtësi. Manovroj makinën (aeroplanin). Manovroj mitralozin (topin).
  • 3. fig. libr. Bëj veprime të shkathëta ose përdor gjithfarë mjetesh e mënyrash të tërthorta e dredharake për t'ia arritur një qëllimi të caktuar a për t'ia dalë në krye një pune. Manovron me lehtësi. (S')di të manovrojë.