marrëdhënie f.

  1. kryes. Lidhje e ndërsjellë bashkëpunimi, ndihme e bashkëveprimi ndërmjet dy a më shumë njerëzve, palëve, shteteve, organizatave etj. në një fushë të veprimtarisë politike, shoqërore, ekonomike a në punë të ndryshme; të dhënë e të marrë ndërmjet dy a më shumë vetave, palëve etj.; qëndrimi që mbajnë kundrejt njëri-tjetrit. Marrëdhënie të mira (të ngrohta, të ngushta, të këqija, të ftohta). Marrëdhënie miqësore (familjare, martesore, bashkëshortore). Marrëdhënie shtetërore (diplomatike, ekonomike, tregtare, kulturore). Marrëdhëniet e shkollës me prindërit. Marrëdhëniet e partisë me masat. Marrëdhëniet mësues - nxënës. Marrëdhënie shoqërore marrëdhënie që vendosen ndërmjet njerëzve në procesin e veprimtarisë së tyre të përbashkët praktike e shpirtërore. Krijoj (lidh, vendos, pres, shkëput) marrëdhëniet me dikë.
  2. edhe gjuh. Lidhje e ndërsjellë ndërmjet sendeve, dukurive ose veprimeve të ndryshme; raport. Marrëdhënie kushtore (kohore, qëllimore). Marrëdhënie të shkakut e të pasojës.
  • Jam në marrëdhënie pune jam në punë, punoj në një ndërmarrje a institucion. Marrëdhëniet në prodhim ek. marrëdhëniet që vendosen ndërmjet njerëzve në procesin e prodhimit, të shpërndarjes e të këmbimit të të mirave materiale dhe që dallohen para së gjithash nga lloji i pronës të mjeteve të prodhimit.