Shqip redaktoni

Emër redaktoni

matkë f.

  1. Ama e bletës, mbretëresha, parëza. Matkë e re (e vjetër).
  2. Pulë deti që ka çelur zogj; pulë e madhe. Matka e ka mishin të fortë.
  3. Pata më e madhe, që u prin të tjerave. Në ballë ecën matka.
  4. Kthinë e madhe që shërben si dhomë zjarri (kryesisht në shtëpitë fshatare). Matka e shtëpisë. Gratë mblidheshin në matkë.
  5. fig. bised. Grua me përvojë që ka përgjegjësinë kryesore në punët e shtëpisë, amvisë e mirë që qeveris shtëpinë.