MBËSHTJELLË f.

  • 1. shih MBËSHTJELLËS/E,~JA 1. Mbështjellë lëkure (meshine, teneqeje).
  • 2. bised. Diçka e fshehtë a tepër e ndërlikuar dhe e paqartë, që është e vështirë të zbulohet a të kuptohet, e fshehtë, enigmë. S'e gjenin dot atë mbështjellë.


MBËSHTJELLË mb.

  • 1. Që është mbledhur lëmsh ose në një gjep a në masur. Fije të mbështjella.
  • 2. Që është mbështjellë me një rrobë a me diçka tjetër të butë; që është me mbështjellëse, i veshur. Libër i mbështjellë. Tel i mbështjellë. E kishte të mbështjellë fëmijën.