MBINATYRSHËM mb.

  • 1. Që është përtej natyrës a mbi natyrën, që nuk i përket kësaj bote; që nuk është pjesë e natyrës dhe nuk u nënshtrohet ligjeve të saj, që nuk shpjegohet me ligjet e natyrës (sipas mitologjisë e dogmave fetare). Qenie e mbinatyrshme. Fuqitë e mbinatyrshme.
  • 2. Që e tejkalon masën e zakonshme, që nuk është i natyrshëm, i jashtëzakonshëm; që të çudit, që të mahnit, i habitshëm. Shpejtësi (madhësi) e mbinatyrshme. Ka një forcë të mbinatyrshme. Bën përpjekje të mbinatyrshme.