MBLEDHËS m.

  • 1. Ai që mbledh sende të shpërndara andej-këtej dhe i grumbullon në një vend. Mbledhës kallinjsh. Mbledhësi i barit.
  • 2. Ai që këput kokrrat e pemëve dhe i fut në shporta etj.; vjelës. Mbledhësi i pemëve (i ullinjve). Mbledhës duhani.
  • 3. Ai që mbledh para, ndihma etj. për qëllime të ndryshme; ai që mbledh diçka (pulla etj.) për të bërë koleksion. Mbledhësi i ndihmave. Mbledhësi i kuotave. Mbledhës pullash.
  • 4. Ai që mbledh të dhëna, dokumente etj. Nga burime të ndryshme për të bërë një studim ose për qëllime të tjera. Mbledhës të hershëm të folklorit. Mbledhës fjalësh nga goja e popullit. Mbledhës i toponimeve.
  • 5. mat. Numër që mblidhet me një tjetër ose me të tjerë, i mbledhshëm.
  • 6. Enë ose pellg për të mbledhur ujë a lëngje të tjera. Mbledhësi i ujërave. Mbledhësi i rrëshirës.


MBLEDHËS mb.

  • 1. Që shërben për të mbledhur diçka në një vend. Makinë mbledhëse. bujq. makinë për të mbledhur kashtën. Enë mbledhëse enë që mbledh një lëng.
  • 2. fiz. Që i mbledh rrezet në një pikë. Thjerrëz (pasqyrë) mbledhëse.
  • 3. mat. Që mbledh në mënyrë automatike disa numra dhe shënon në letër shumën e mbledhur. Makinë mbledhëse.