MBUFATUR mb.

  • 1. I fryrë; i ënjtur, i buhavitur (për trupin ose për pjesët e tij). Me duar të mbufatura. Me hundë të mbufatur. I kishte sytë të mbufatur.
  • 2. Që ka ardhur e është fryrë (për bukën); që ka thithur shumë ujë e është fryrë, që është ngopur me ujë e është bymyer. Bukë e mbufatur. Dërrasa të mbufatura. Dru i mbufatur. Tokë e mbufatur.