mermer
MERMER m.
- 1. Lloj guri gëlqeror, kristalor, shumë i fortë e me ngjyra të ndryshme, që përdoret kryesisht në ndërtim, për vepra arti ose në punime arkitekture; në llojet e këtij guri. Mermer i bardhë (i zi, i kuq). Mermerët e Korabit (e Korçës). Shkëmb (gur) mermeri. Pllakë mermeri. Përmendore (bust) mermeri. Shtyllë (shkallë) mermeri. Fabrika e mermerit. Prodhimi i mermerëve. Vesh (shtroj) me mermer.
- 2. Send prej këtij guri. Mermeri i tryezës.
- 3. si mb. fig. I ftohtë; i ngrirë. Me fytyrën (me ballin) mermer.
- U bë mermer u nguros, ngriu; vdiq.