MISHTË mb.

  • 1. Që ka shumë mish, i tultë; që është prej mishi. Buzë të mishta. Pjesët e mishta të fytyrës.
  • 2. Që ka shumë tul, që është i mbushur me tul (për pemët, perimet etj.); që është i butë, i trashë e i mbushur (për gjethet, kërcejtë e bimëve etj.); i tultë. Pjeshkë të mishta. Kërcell i mishtë. Rrënjë të mishta. Gjethe të mishta.