mugëllon
MUGËLLON jokal.
- 1. pavet. Zë e ngryset ose zë e gdhin, sapo nis të errët ose të zbardhë, bie gjysmerrësira e mbrëmjes a zë largohet errësira e natës, muget. Nisi të mugëllojë.
- 2. Nuk ndriçon plotësisht qartë, e ka dritën si të turbullt, mezi i duket drita; sa ka filluar të duket a të dallohet, mezi shquhet në gjysmerrësirë. Mugëlloi hëna. Mugëllojnë yjet. Po mugëllonin malet.