MUNDSHËM mb.

  • 1. Që mund të bëhet, të arrihet, të plotësohet a të zbatohet; që mund të ndodhë, që mund të jetë në disa kushte e rrethana të caktuara; që mund të lejohet a të pranohet. Me të gjitha mjetet (forcat) e mundshme. Marrëveshje e mundshme. Zgjidhje e mundshme. Sulm i mundshëm. Armiqtë e mundshëm. Është plotësisht e mundshme. Mori të gjitha pikët e mundshme. Bëri gjithçka të mundshme.
  • 2. Që kërkon mund, i mundimshëm. Punë e mundshme. Udhëtim i mundshëm.
  • 3. si em. ~ME, ~MJA (e) f. Diçka që mund të bëhet, e mundura. Bëri të mundshmen dhe të pamundshmen bëri përpjekje të jashtëzakonshme, bën gjithçka që mund të bëhej.