MURRËTEHEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Merr një ngjyrë të errët si të murrme, bëhet i murrët. U murrëtyen muret (ujërat).
  • 2. Irnohem. Iu murrëtye mishi (lëkura). U murrëtye i tëri.
  • 3. vet. veta III. Vrenjtet (koha, qielli etj.). U murrëtye moti.
  • 4. pavet. Ngryset, bëhet natë.
  • 5. fig. Vrenjtem, bëhem i zymtë, ngrysem. U murrëtye nga inati. U murrëtye në fytyrë.
  • 6. Pës. e MURRËTEJ.