MUSLLUK m.

  • Lëfyt i metaltë, që hapet e mbyllet, i cili vihet në anë ose në fund të një ene për të nxjerrë prej saj ujin a ndonjë lëng tjetër; enë teneqeje me këtë lëfyt, në të cilën mbajnë ujë për të larë duart, për të larë pjatat etj. Muslluk prej tunxhi (prej metali, prej druri, prej plastike). Muslluku i fuçisë së verës. Muslluk i varur në mur. Muslluk për të larë duart. Muslluk me ujë. Enë me muslluk. Hap (mbyll) musllukun.