nënshkruaj
NËNSHKRUAJ kal.
- 1. Vë emrin e mbiemrin ose shkurtimin e tyre në fund të një letre, shkrimi, dokumenti etj. për të vërtetuar se jam vetë autori i tij ose për të miratuar përmbajtjen, firmoj. Nënshkruaj shkresën (urdhrin, vendimin, procesverbalin). Nënshkruaj dëftesën (fletëdaljen). Nënshkruaj çekun (urdhërxhirimin, kontratën).
- 2. Marr përsipër të plotësoj kushtet dhe detyrimet e një marrëveshjeje, traktati etj., duke vënë nënshkrimin; pranoj kushtet. Nënshkruaj një marrëveshje (një traktat). Nënshkruan paqen.
- Nënshkruan në të bardhë shih te BARDH/Ë, ~A (e).