NATYROR mb.

  • 1. Që ka të bëjë me natyrën, që i përket natyrës, i natyrës; që lidhet me natyrën e një vendi. Kushtet natyrore. Kufijtë natyrorë. Shkencat natyrore shkencat e natyrës. Pasuritë natyrore. Mjedisi natyror. Ligji natyror.
  • 2. Që buron nga natyra, që nuk është bërë nga njeriu; kund. artificial. Lëndë natyrore. Gaz natyror. Mëndafsh natyror.
  • 3. Që bëhet sipas rregullsive ose ligjeve të natyrës; që bëhet në kushtet e natyrës. Seleksionimi natyror. Vdekje natyrore. Rritja natyrore e popullsisë.
  • 4. Që përputhet me atë që është në natyrë, që është si në jetë, i vërtetë. Ngjyra natyrore. Në madhësitë natyrore.
  • 5. gjuh. Që merret sipas seksit dhe jo sipas treguesit gramatikor. Gjini natyrore.
  • Numrat natyrore mat. numrat e plotë me shenjë pozitive që përbëjnë një varg.