NDALEM vetv.

  • 1. Ndërpres ecjen ose lëvizjen, qëndroj në vend; pushoj së punuari a së vepruari. U ndal te shkolla. Nuk u ndalën në mes të rrugës. Punon pa u ndalur.
  • 2. vet. veta III. Pushon së rrjedhuri, së zhvilluari, së punuari etj., nuk vepron a nuk bëhet më, ndërpritet, ngel. U ndal shiu. U ndal gjaku. U ndal puna. Iu ndal fryma. U ndal zjarri.
  • 3. Qëndroj diku për të bujtur ose si mik; qëndroj diku rrugës për pak kohë. Ndalem në hotel (te një mik). U ndalëm për drekë atje.
  • 4. fig. Përqendroj vëmendjen diku, merrem në veçanti me dikë a me diçka. U ndal në (te) një çështje. Mbledhja u ndal gjatë te metodat e reja. Po ndalemi te disa të meta.
  • 5. Përmbahem, e mbaj veten, nuk e bëj diçka. Nuk di të ndalet. Nuk u ndal as para një krimi. Nuk ndalet para asgjëje.
  • 6. Pës. e NDAL.