NDARË f.

  • Pjesë e veçantë brenda një ndërtese; kthinë, dhomë. Shtëpi me katër të ndara.


NDARË mb.

  • . Që është veçan nga diçka ose dikush tjetër, jo i bashkuar; që i përket veçan secilit, jo i përbashkët. I kemi të ndara punët (detyrat). Rrugët tona janë të ndara. S'kanë asgjë të ndarë.
  • 2. Që e ka zgjidhur martesën; që nuk jeton më së bashku me të tjerë në një familje, që ka dalë veçan. Grua e ndarë. Burrë i ndarë. Vëlla i ndarë. Jemi të ndarë.