ndezur
NDEZUR mb.
- 1. Që është me zjarr, që vazhdon të digjet, që ka flakë ose prush; kund. i shuar, i fikur. Urë e ndezur. Zjarr i ndezur. Thëngjij të ndezur. E mbaj të ndezur nuk e lë të shuhet.
- 2. Që bën dritë, që nuk është shuar. Dritat e ndezura. Llambë e ndezur. E lë të ndezur.
- 3. Që punon, që vazhdon të punojë; kund. i shuar, i ikur. Motor i ndezur. Radio e ndezur. Rri i ndezur.
- 4. fig. Që është në zemërim e sipër; që është skuqur nga zemërimi; që zemërohet shpejt, që merr zjarr shpejt. Djalë i ndezur. Flet i ndezur. Me kokë të ndezur. Me sy të ndezur.
- 5. fig. I zjarrtë, plot gjallëri; i tendosur, i acaruar. Bisedë e ndezur. Atmosferë e ndezur.
- 6. fig. Që i kapërcen kufijtë e zakonshëm, i theksuar, i fuqishëm. Fantazi (imagjinatë) e ndezur.
- 7. Që ka ngjyrë të fortë të hapur, e cila bie shumë në sy, që ndrit fort. E kuqe e ndezur. Ngjyra të ndezura. Lule të ndezura.
- Me gjak të ndezur me inat të madh, gjithë zemërim.
NDEZUR ndajf.
- 1. Me zjarr duke pasur flakë ose prush; kund. shuar. E mban (e lë) zjarrin ndezur.
- 2. Me dritë, duke ndriçuar. E lë llambën ndezur. Bie me dritë ndezur.
- 3. Në punë, duke punuar (për mjetet që punojnë me rrymë elektrike ose me djegie të brendshme). E lë radion (motorin) ndezur.