ndryshe
NDRYSHE ndajf.
- 1. Në mënyrë tjetër; me tjetër mënyrë a rrugë ose me tjetër brendi, cilësi a trajtë. Krejt ndryshe. Më doli ndryshe. E dija ndryshe. Po ta them ndryshe. E bëri ndryshe. Vlerësohet ndryshe. E kuptove ndryshe. Ndryshe flet, ndryshe vepron. Është më ndryshe ka ndryshuar, është më mirë.
- 2. përd. lidh. Në rastin e kundërt, përndryshe. Shpejto, ndryshe do të vonohesh! Thuaj të vërtetën, ndryshe nuk të del mirë! Ndrequ, ndryshe do ta pësosh!
- Ndryshe nga... me dallim nga një tjetër, në kundërshtim me dikë a me diçka tjetër. Flas ndryshe me të! shih te FLAS.