NJËHERSHËM mb.

  • 1. I dikurshëm, i moçëm; sipas mënyrës a sipas zakonit të lashtë. Lavdia e njëhershme. Shqipëria e njëhershme. Veshjet e njëhershme. Dasmat e njëhershme. Zakonet e njëhershme.
  • 2. Që bëhet, që jepet ose që paguhet vetëm një herë. Shpërblim i njëhershëm. Shpenzime të njëhershme. Ndihmë e njëhershme. Dozë e njëhershme.
  • 3. Që kryhet në të njëjtën kohë, që kryhet njëherazi. Goditje të njëhershme. Mbirje e njëhershme.