NJËQINDVJETOR m.

  • Përvjetori i njëqindtë i një ngjarjeje të shënuar ose i lindjes a i vdekjes së dikujt; përkujtimi i këtij përvjetori. Njëqindvjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Njëqindvjetori i botimit të Manifestit të Partisë Komuniste. Përkujtimi i njëqindvjetorit të lindjes së Naim Frashërit.