Shqip redaktoni

Emër redaktoni

njësi f.

  1. Numri më i vogël në vargun e numrave natyrorë; madhësia që përfaqëson ky numër. Katra ka katër njëshe ose katër njësi. Shtoj (heq) disa njësi. Është tetë njësi më i madh.
  2. Madhësi që merret si bazë për të numëruar ose për të matur madhësi të tjera të një fare. Njësi themelore (bazë). Njësi elektrike (magnetike). elektr. Njësi këndore. mat. Njësi lëvizore. spec. Njësi termike. spec. Njësi e prejardhur. spec. Njësi e rendit të dyti. mat. dhjeta. Njësi e rendit të tretë. mat. njëqind. Njësi hamullore. bujq. Njësia jonë monetare. fin. leku. Njësi ushqimore. spec. Njësi gjatësie (vëllimi, peshe). Njësi prodhimi. ek. Njësi matjeje. Njësi pune. spec. Njësi toke. bujq. Njësitë e masës (e peshës). fiz. Njësia e kohës. fiz. Njësitë e sipërfaqes. Sistemi ndërkombëtar i njësive.
  3. usht. Formacion i madh ushtarak, që përbëhet nga disa reparte (batalione, grupe etj.) a nga disa brigada të një arme ose te armëve të ndryshme dhe që kryen detyra të caktuara luftarake; formacion i vogël ushtarak që kryen një detyrë të veçantë. Njësi ushtarake. Njësi tokësore (detare, ajrore). Njësi partizane. Njësi të zgjedhura. Njësi luftuese. Njësi tankiste. Njësi të specializuara. Njësi të motorizuara. Njësi operative (taktike). Njësi gjitharmëshe. Njësi të flotës (të aviacionit). Njësi e nëndetëseve. Njësi raketash. Njësi patrullimi. Njësi të vetëmbrojtjes.
  4. Dyqan i veçantë ku shiten, grumbullohen a ndreqen sende të ndryshme. Njësi tregtare (ushqimore, industriale). Njësi shërbimi. Njësia (numër)105. U hapën njësi të reja.
  5. Ndarje gjeografike, administrative, ekonomike etj., që bën pjesë në një të tërë. Njësi gjeografike (territoriale). Njësi administrative. Njësi ekonomike.
  6. gjuh. Element bazë në sistemin e gjuhës ose në nënsistemet e saj. Njësi fonetike (fonologjike, sintaksore, leksikore, frazeologjike).
  7. Të qenët i bashkuar si një gjë e vetme, të qenët i pandashëm, të qenët një; lidhje e ngushtë dhe e pandashme ndërmjet njerëzish, gjërash etj. Njësia ekonomike. Njësia politike. Njësia kombëtare. Njësia e radhëve të partisë. Njësia e popullit. Njësia e mendimit dhe e veprimit.
  8. Të qenët i njësuar, i përgjithshëm e i përbashkët, të qenët një për të gjithë. Njësia e gjuhës. Njësia e normës gjuhësore (e drejtshkrimit).
  9. Të qenët i njëjtë a shumë i ngjashëm; përbashkësi. Njësi mendimesh. Njësi pikëpamjesh. Njësi veprimesh.
  10. Vijimësi e pandërprerë dhe e rregullt në ndërtimin e në thurjen e një vepre letrare, shtjellim i ngjarjeve i lidhur si duhet etj.; lidhje e ngushtë e shkrirje e harmonishme e elementeve rreth një ideje, rreth një çështjeje themelore në një vepër letrare, shkencore etj. Njësia e ndërtimit. Njësia e veprimit. Njësia e veprës.