NJOFTOJ kal.

  • 1. Jap një lajm, bëj një njoftim; lajmëroj; bëj të njohur një vendim, një udhëzim a një urdhër. Njoftoj shokët për mbledhjen. Njoftoj datën e nisjes. Njoftoj adresën. Njoftoj një vendim.
  • 2. edhe jokal. Vë në dijeni dikë, i bëj të ditur dikujt. Njoftuan kolektivin për detyrat e reja. Njoftoi drejtorin për diçka. Njoftoi organet përkatëse.
  • 3. Bëj të njohura disa të dhëna, kumtoj rreth një çështjeje, rreth një ngjarjeje etj. Njoftoi për zbulimet e reja. Agjencitë e lajmeve njoftojnë se...