NJOHURI f. kryes.

  • 1. Tërësia e dijeve që ka dikush në një fushë të caktuar; tërësia e ideve dhe e nocioneve bazë të një shkence a të një fushe të caktuar; dituri. Njohuri fillestare. Njohuri të shëndosha (të plota, të gjera, të thella). Njohuri të kufizuara (të cekëta). Njohuri profesionale (teknike). Njohuri teorike (praktike, empirike). Njohuri politike (pedagogjike, gjuhësore, ushtarake...). Njohuri shkencore. Dhënia (përhapja) e njohurive. Përvetësimi (thellimi, zgjerimi) i njohurive. Vlerësimi (kontrolli) i njohurive. Kam (fitoj, marr) njohuri. Zgjeroj (shtoj) njohuritë.
  • 2. Ajo që dimë për dikë a për diçka, dijeni. Kemi njohuri prej kohësh për këtë punë.
  • 3. krahin. Njohje me dikë. S'kam njohuri me të.