NJOLLOS kal.

  • 1. Ndot a fëlliq diçka duke e bërë me njolla. Njollos rrobat. Njollos mbulesën e tryezës. Njollosin muret. Njollos duart me bojë.
  • 2. fig. I vë dikujt një njollë morale, ia cenoj nderin a ia prish emrin e mirë, e turpëroj; e bëj dikë a diçka me njollë. Njollosi emrin (nderin, veten, familjen). Nuk e njollos emrin. Njollos miqësinë me dikë. Njollos figurën morale të dikujt.