PËRBRENDA

I. ndajf.

  • 1. Nga ana e brendshme e diçkaje, në pjesën e brendshme të diçkaje, në brendësi, brenda; kund. përjashta. Kallam i zbrazët përbrenda. E mbylli derën përbrenda. U kyç përbrenda. S'ka gjë përbrenda.
  • 2. Në gjirin e një grupi shoqëror a të një shtrese shoqërore, të një organizate, të një organizmi etj., nga brenda. Grindjet e brejnë (e gërryejnë) përbrenda. U fut përbrenda.
  • 3. Në botën shpirtërore të dikujt; në mendjen dhe në zemrën e dikujt. Diçka e brente (e mundonte) përbrenda. Ndiej një kënaqësi përbrenda. E mban përbrenda diçka nuk e shpreh atë që ndien. Zien përbrenda ka një zemërim a shqetësim të thellë që nuk e shfaq; vuan pa ia treguar tjetrit.


II. parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore për të treguar së bashku me të:

  • 1. Vendin, në brendësi të të cilit përfshihet dikush a diçka; brenda; kund. përjashta. Përbrenda shtëpisë. Përbrenda mureve të qytetit (të kështjellës).
  • 2. Pjesën e brendshme të diçkaje, gjirin e diçkaje, brendësinë e diçkaje; brenda. Përbrenda partisë. Përbrenda radhëve të ushtrisë. Lufta përbrenda llojeve. biol.