PËRPUTHEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Takohet e puqet një send ose njëra anë e tij me një tjetër në të gjitha pikat, puthitet. Nuk janë përputhur mirë dërrasat. Dy katrorë me brinjë të njëjta përputhen. gjeom.
  • 2. vet. veta III. Rri ngjitur pas trupit. Përputhet për trup këmisha (bluza, fundi).
  • 3. fig. Puqem me një tjetër, pajtohem në mendime etj.; i përgjigjet plotësisht diçkaje, është siç e kërkon ajo. Nuk përputhemi në mendime. Përputhet plotësisht me të vërtetën. Përputhet me kërkesat e programit. Përputhen fjalët me veprat. Përputhen thëniet e dëshmitarëve.