PATRIARK m.

  • 1. hist. Kryetar i fisit në shoqërinë e bashkësive primitive; kryetar i familjeve të mëdha të dikurshme, që nderohej më shumë se të gjithë dhe që kishte të drejta të plota mbi anëtarët e tjerë të fisit. Patriarkët e fiseve (e familjeve të mëdha). Pushteti i patriarkut.
  • 2. fet. Titulli i kryetarit të kishës ortodokse të një vendi; ai që mban këtë titull, patrik (në disa vende ku vepron kisha e krishterë).
  • 3. keq. Njeri që sillet si sundimtar në familje, në një vend etj.; sundimtar me pushtet të pakufizuar. Qëndrim (sjellje) patriarku.