PEDAGOGJIK mb.

  • 1. Që lidhet me pedagogjinë a me pedagogun, që i përket pedagogjisë a pedagogut, që u përgjigjet kërkesave të pedagogjisë, që është karakteristik për pedagogun e për pedagogjinë; i mësuesve, mësimor. Trupi pedagogjik. Këshilli pedagogjik. Kuadri pedagogjik. Takt pedagogjik. Metodë pedagogjike. Për qëllime pedagogjike. Letërsi (revistë) pedagogjike. Mendimi pedagogjik. Praktikë pedagogjike praktikë për të dhënë mësim që bëjnë nxënësit a studentët. Njohuri (dije) pedagogjike. Nga ana pedagogjike.
  • 2. Që merret me përgatitjen e pedagogëve e të mësuesve të ardhshëm. Institut pedagogjik. Shkollë pedagogjike. Kurs pedagogjik.
  • 3. si em. PEDAGOGJIK/E, ~JA f. ~E, ~ET bised. Shkollë e mesme pedagogjike. Mbaroi pedagogjiken.