PERCEPTIM m. psikol.

  • 1. Pasqyrimi në tërësi i anës së jashtme të sendeve ose të dukurive në vetëdijen e njeriut, që bëhet me anë të organeve të shqisave nga veprimi i drejtpërdrejtë mbi to i këtyre sendeve ose dukurive dhe që përmban në vetvete edhe përvojën e atij që percepton, formë e njohjes shqisore të realitetit objektiv. Perceptimi i vërtetë (i gënjeshtërt). Perceptim i sendeve (i dukurive, i botës). Perceptimi me veshë (me sy). Ndijimi e perceptimi. Veçoritë e perceptimit. Bazat fiziologjike të perceptimit. Aftësia e perceptimit.
  • 2. libr. Mënyra se si dikush e kap a e kupton diçka.